← Kthehu te dyqani
Dainese Udine waterproof dorëza
Dainese

Dainese Udine waterproof dorëza

€59.00

Përshkrimi+

Dorezat Dainese Udine WP janë doreza dimërore për motoçiklistë, të pajisura me membranë D-Dry® të papërshkueshme nga uji dhe që lejon frymëmarrjen e dorës, si dhe me mbushje të lehtë, ideale për udhëtime urbane të shkurtra dhe të mesme edhe gjatë ditëve më të ftohta.

Me një dizajn modern, logon karakteristike të Dainese dhe elemente reflektuese për dukshmëri më të mirë, këto doreza kombinojnë praktikën me sigurinë. Ato janë të certifikuara sipas standardit CE Kategoria 2 – Niveli 1 dhe përfshijnë mbrojtëse ergonomike Pro-Tek të termoformuara në nyjet e gishtave, pëllëmbë të përforcuar me kamosh sintetik, si dhe përforcime prej lëkure në anën e dorës dhe te gishti i vogël për mbrojtje shtesë.

Gishtat e formuar paraprakisht dhe rripi i rregullueshëm në kyç sigurojnë rehati, ndjeshmëri të lartë gjatë drejtimit dhe veshje të lehtë.

Gjithashtu, dorezat janë të pajisura me sistemin Dainese Smart Touch, që lejon përdorimin e ekranit me prekje pa i hequr dorezat, si dhe me Visor Wiper në gishtin tregues për pastrimin e vizorit të helmetës gjatë shiut.